Ditën e enjte do të vizitojë Tiranën sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Zyrtari amerikan do të takohet me kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK, Dumani.
Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.