Të konsumosh insekte tingëllon pak e shpifur, madje dhe nëse dikush do ta bënte me të vërtetë vështirë do ta deklaronte.
Por mesa duket aktorja e famshme e ka gjetur guximin të flasë lirshëm mbi dëshirën e saj të çmendur për të ngrënë insekte.
“Jam Nicole Kidman dhe do të ha një pjatë me insekte. Janë dy milionë persona në botë që konsumojnë insekte dhe unë jam një prej tyre,”- ka thënë Nicole Kidman për VF.
Madje në një fotot të postuar nga Vanity fair, shihet aktorja duke konsumuar insekte.
E ulur në karrige druri ajo shfaqet teksa po shijon shumë disa insekte me shkopinj.
Në video duket se insektet janë të gjallë dhe kjo nuk i bën aspak përshtypje aktores.
(F.M/Faxweb)