Mbretëresha Elizabeta II ka jetuar disa ngjarje tragjike përgjatë 66 viteve si sovrane. Por tani dita më e keqe e jetës së saj është zbuluar dhe është mjaft prekëse.
Madhëria e saj 92 vjeç ka përshkruar sulmin me bomba të vitit 1982 në Londër si ditën më të errët të mbretërimit të saj sipas Andrew Parker Bowles. 11 ushtarë dhe 7 kuaj mbeten viktima atë ditë në Hyde Park dhe Regent Park më 20 korrik. Bomba e parë ra në Hyde Park dhe nuk u mbyll me kaq dita e tmerrit, ku mbetën të vrarë 4 ushtarë.
Dy orë më vonë një bombë e dytë shpërtheu në parkun “Regent” duke vrarë 7 nga 30 ushtarë dhe duke plagosur pjesën tjetër.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post