Në Korçë është dhunuar barbarisht mësuesja e një kopshti. Burime nga Fax News raportojnë se Suzana Braimllari është dhunuar barbarisht nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani.
Sipas të njëjtave burime mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale. E dëmtuara ka pohuar se është dhunuar nga drejtoresha pasi një prej prindërve është ankuar për sjelljen e saj.
”Unë nuk kam pasur asnjëherë probleme me fëmijët, punoj prej vitesh si edukatore”, ka thënë Braimllari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijeve ku mësuesja është dhunuar nga drejtoresha. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më poshtë keni fotot e edukatores së dhunuar nga spitali.
(F.M/Faxweb)