Dje disa media kanë publikuar foto të pjesëmarrjes së njerëzve gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por aktori Julian Deda shkruan sot se kjo është foto e shpërndarë nga makineritë e propagandës. ”Paska rilindas edhe në Capitol Hill”, shkruan Deda.
Aktori tregon edhe një detaj që mediet e anashkaluan dje, orarin kur janë shkrepur, i cili me sa duket bën diferencën. Sa për info, fotot janë shkrepur në orare të ndryshme”, sqaron Deda.
”Kjo është e vetmja foto e shpërndarë dje nga makineritë e propagandës, për inaugurimin e Trump.
P.s. Paska rilindas edhe në Capitol Hill, vetëm një i tillë merret me faktin se sa ndryshon sasia e njerëzve nëpër tubime. (Sa për info, fotot janë shkrepur në orare të ndryshme)”, argumenton Deda.
Nuk dihet se kush është burimi i këtyre fotove. Por me siguri mediet shqiptare nuk kanë patur korrespodentë nga ajri… mbi Washington. (V.G/SHUPLAKA)