Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.
“Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare. Që të jetë dhe më i qartë ta lexoj deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, Kosova do të procesojë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Thaçi.
Sipas tij Kosova dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën për procedurat për të formuar një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.
Thaçi tha se trupi i përbashkët punues do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në orientim të Çakorrit dhe Kullës.
Klan Kosova ka siguruar këtë deklaratë të cilën e gjeni më poshtë: