Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë.
“I kam në mendjen time të gjithë ata që kam takkuar dhe i di mirë hallet e tyre i mirë hallet e tyre, kur mbulohedhin nga shiu e bakta, ku ishin mbyllur qepenat, ku kishin humbur një të afërm, kur kishin mbetur vetëm pasi fëmijët lanë atdheun.
Shumicën e heshtur të këtij vendi me të cilët nisa një udhëtim, me ata që iu përgjigjën thirrjes sime për përmbysjen e sistemit e u bashkuan, e di se ata nuk kanë pritur e nuk kanë qarë hallet me mua sepse unë bëja mrekulli.
Nuk kanë pritur duke bërë kalkulime. E kam parë në sytë e njerëzve, të gjitë ata kishin shpresë, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek unë tek pd tek program, por kjo nuk mmjaftoi. Me gjithë përpjekjet, me imponimin që i bëmë Edi ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, sërish krimi dhe paraja e pisët nuk u ndalën. Votat u blenë masivisht.
Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë kur unë s’kam të konkuroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi është triumf i paligjshmërisë. Unë dhe PD morëm një rezultat zhgënjyes, megjithatë 1 milion e 400 mijë qytetarë refuzuan.
Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan shitjen janë një frymëzim për mua ,të ecim përpara me më shumë vendosmëri. Është e qartë, që krimi, droga, bandat kanë vetëm një rezistencë dhe unë dhe PD nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, një luftë që kemi ndërmend ta vazhdojmë. Nuk fus në thes socialistët e ndershëm, që janë të tradhëtuar, pasi mendojnë se janë shumicë. Nuk kanë asgjë për të gëzuar ata që festojnë sot nga kjo maskaradë që ka ndodhur, nga votat që janë shitur masivisht.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post