Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kanë kremtuar Pashkët. Qindra besimtarë ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së kësaj feste, e cila u mbajt në kishën e “Shën Kollit”.Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin në këtë dite të shenjte ndërsa kanë kryer ritet e rastit.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Është një nga festat më të lumtura për të gjithë besimtarët.
Vit i mbarë për të gjithë shqiptarët. Është festë shumë e rëndësishme.
Festa më e madhe e ortodoksëve, kjo festë simbolizon rimngjalljen e shpresës“- janë shprehur disa prej tyre për Faxnews.
Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
FIER
Besimtarë të shumte fierake , por jo vetem, kanë festuar pas mesnate ngjalljen e Krishtit ne kishën katedrale te “ Shen Gjergjit” . Mesha e rastit është mbajtur nga Mitropoliti At Nikolla dedikuar ngjalljes se Krishtit.
Besimtaret kane marre flaken e shenjtë , simbol i dritës së shenjtë dhe sipas tradites janë kujdesur ta cojne në shtepite e tyre per te ndricuar rrugen drejt jetës dhe mirësise. Me qirinj në duar besimtarët kane uruar njeri- tjetrin për më shumë paqe e lumturi. Ndërkohë mesha e Pashkeve Ortodokse ne Fier është shoqeruar edhe me nje spektakel fishekzjarresh duke e bere edhe me entuziaste atmosferen festive per te gjithe besimtaret.
BERAT
Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit,mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”,e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia.Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë,të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë,për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.
Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit,që u drejtua nga At Johan Qako,i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.Më pas,besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj,dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij,si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.
Mesnata,që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit,kulmoi në sheshin qendror të qytetit,jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit,me qirinj në duar.Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe,begati e mirësi në çdo familje shqiptare.
I pranishëm në ceremoninë e Pashkës ishte edhe Ministri i Mbrendshëm Blendi Çuçi,i cili ka përcjellë nga sheshi përpara Katetrales së “Shën Dhimitrit” urimet për besimtarët ortodoks.
Në festimet e Pashkëve kanë qënë të pranishëm edhe dy kandidatët për bashkinë Berat,Ervin Demo dhe Zija Ismaili,të cilët kanë uruar sa me shumë paqe e begati në çdo familje.
GJIROKASTER
Qindra besimtarë gjirokastritë morën pjesë në meshën e shenjtë organizuar me rastin e Pashkëve, festës që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit. Në Gjirokastër festimet janë përqendruar në kishat ortodokse në qytet si dhe në zonën minoritare të Dropullit. Besimtarët kanë lënë pas të Premten e Madhe që shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë për t’u ringjallur të dielën e pashkëve,ndërsa kanë uruar për më shumë begati, paqe e mirëqenie.
Pas liturgjisë së shenjtë që kulmoi me fjalët “Krishti u ngjall”, besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë, simbol I ringjalljes së Krishtit dhe sakrifikimit të tij në kryq. Pashkët janë festa kryesore e besimit të krishterë. Festa vijon gjatë gjithë ditës së dielë me vizita dhe dreka familjare.