Teksa ndodhet në Vjenë së bashku me kryeministrin Edi Rama, këshilltari i tij Endri Fuga ka publikuar një foto nga prapaskena, ku shihet qartë se çfarë i duhet të heqë fotografit për të bërë një foto ‘’familjare” të të gjithë të pranishmëve.
“Kështu që këtu fillojmë kryesinë shqiptare të OSBE-së. Me foton e familjes. Paç fat”, shkruan Endri Fuga krahas fotos në të cilën detaji që po tërheq vëmendje është personi që po realizon shkrepjen e fundit, i ngjitur në majë të shkallëve.
Fuga i cili e ka shoqëruar kudo kryeministrin gjatë kësaj vizite në Vjenë, ka bërë edhe rolin e gazetarit të terrenit, dhe shpesherë ndoshta, i është dashur po ashtu që të ulet në pozicione jokomode për të realizuar fotot e duhura të liderit.
Po ashtu kolegen e tij Anjeza Maja e kemi parë në jo pak raste që ta bëjë më së miri punën e kameramanes, që kujdeset në çdo rast dhe për live-in në Facebook të kryeministrit.