19:42 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Teknologji & Kuriozitete

Kjo grua i drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole. Dekada më vonë u propozua për Nobelin e Paqes…

17:23 | 22/01/2018
në Teknologji & Kuriozitete
0
Kjo grua i drogonte fëmijët dhe i fuste në arkivole. Dekada më vonë u propozua për Nobelin e Paqes…

Holokausti ishte një nga periudhat më të dhunshme, mizore dhe shkatërruese të historisë njerëzore. Megjithatë, mes shkatërrimit, urrejtjes dhe dhimbjes, në disa pjesë, engjëjt prej mishi dhe gjaku u shfaqën që të udhëzonin të pambrojturit dhe t’u jepnin forcë të dobtëve, të gjitha viktima të çmendurisë naziste.

Njëri prej atyre engjëjve ishte një infermiere polake e quajtur Irena Sendler, e cila bëri e zhbëri absolutisht gjithçka që mundi për të shpëtuar më shumë se 2,500 fëmijë hebrenj, të cilët në kushte të tjera do t’i ishin shtuar numrit të viktimave të panumërta e të pafajshme të Holokaustit.

Por, për të kuptuar më mirë motivimin e saj, është e nevojshme të dimë pak për historinë e kësaj gruaje të mrekullueshme. Irena ka lindur më 15 shkurt 1910 në Varshavë, Poloni.

Babai i saj, një mjek i njohur i quajtur Stanislaw Krzyżanowski, vdiq nga tifoja kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, i ati u infektu nga pacientët që kolegët e tij kishin refezuar t’i mjekonin për shkak të gjendjes së tyre ngjitëse.

Kjo i ngjizi një ndjesi dhembshurie njerëzore vajzës së tij, duke treguar se ajo duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ata në nevojë.

Kur hebrenjtë në Varshavë u detyruan të futeshin në geto, Irena u bashkua me ŻEGOTA (Këshilli polak për të ndihmuar hebrenjtë). Që nga fillimi punoi së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë për të “trafikuar” fëmijët nga geto-ja dhe i çoi ata në familje që i mbanin ose jetimore, sa më larg nga geto-ja, nazistët dhe vdekja e sigurt.

Irena përdori çdo mënyrën që t’i hiqte fëmijët që aty. Ajo i fshehu ata në ambulanca të zëna nga pacientët e sëmurë rëndë, në karroca, në qese plehrash, madje edhe në arkivole (ajo nganjëherë i drogonte fëmijët për t’i bërë ata të dukeshin sikur ishin të vdekur, ose për t’i vënë ata në gjumë kështu që nuk ishin të tmerruar nga frika apo dëshpërimi).

Në total, më shumë se 2.500 fëmijë u shpëtuan falë Irenës dhe për këtë arsye, ajo mori çmime dhe njohje të shumta, në vitin 2007 ajo u propozua për Çmimin Nobel për Paqen.

Fatkeqësisht, “Engjëlli i Varshavës”, vdiq një vit më vonë (2008), në moshën 98 vjeçare.

(F.G/Faxweb)

Pas

Erisa Xhixho në Fax News: Protesta do të jetë paqësore, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për arrogancën e kësaj qeverie

Para

Të gjithë i kemi besuar këto mite mbi shtatzëninë, por shkenca i hedh poshtë

Para
Të gjithë i kemi besuar këto mite mbi shtatzëninë, por shkenca i hedh poshtë

Të gjithë i kemi besuar këto mite mbi shtatzëninë, por shkenca i hedh poshtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.