Qeveria shqiptare dhe ajo Malit të Zi zhvilluan një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës, e vendtakim i përbashkët është përzgjedhur fototeka kombëtare “Marubi”.
Në një moment ku të dy kryeminstra po ecni bashkë dhe kur i janë afruar banderoles, Rama ka bërë një batutë që nuk u kap nga kamerat.
“Ngjajne shume bukur flamujt tone ngjitur me njeri tjetrin”.
“I dashur Dushko më vjen mirë që jemi bashkë këtu, për mundësinë që ky format na jep për të thelluar bashkëpunimin dhe konkretizuar aspekte të shumta shumë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi dhe për të forcuar më tutje marrëdhëniet shqiptaro-malazeze si marrëdhënie të një rëndësie të vecantë’, u shpreh Rama në hyrje të fjalës së tij.