17:54 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim”, Kokëdhima mbështet protestën e opozitës

23:03 | 12/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koço Kokëdhima për shkarkimin: Nuk jam i informuar, mua nuk më shkarkon asambleja

Kreu i partisë më të re politike në vend “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, shpreh mbështetjen e tij ndaj protestës së opozitës të 13 majit, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“ZGJIDHJA’ mbështet protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është shprehje e lirisë dhe e demokracisë që vendi ka arritur si dhe një e drejtë e garantuar në kushtetutë. Protestat që kanë si pikësynim respektimin e votës se lirë dhe të ndershme në Shqipëri ka qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë të mirëpritura për ‘Zgjidhjen’.”,shkruan Kokëdhima në një status në “Facebook”.

REAGIMI I KOKËDHIMËS

Protesta e opozitës duhet të jetë vetëm paqësore!

“ZGJIDHJA” mbështet protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është shprehje e lirisë dhe e demokracisë që vendi ka arritur si dhe një e drejtë e garantuar në kushtetutë. Protestat që kanë si pikësynim respektimin e votës se lirë dhe të ndershme në Shqipëri ka qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë të mirëpritura për “Zgjidhjen”.

Vota e lirë është baza e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar. Ashtu siç opinioni publik mbështeti protestën masive të opozitës socialiste më 2009 për rinumërimin e votave, po me atë vrull qytetar opinioni publik duhet të mbështesë protestën për organizmin e zgjedhjeve të ndershme sot. Pas më shumë se një çerek shekulli vjedhjesh dhe trafikimi të votave, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë që t’i jepet fund kësaj katrahure kombëtare me zgjedhjet e manipuluara.

Partia “Zgjidhja” kërkon që zgjedhjet të shtyhen në tetor me qëllim që të zhvillohet votim dhe numërim elektronik si në të gjitha vendet e botës së qytetëruar. “Zgjidhja” kërkon që votat t’i numërojë një administratë e paanshme zgjedhore shtetërore dhe jo komisionerët e partive që kanë ushtruar dhe ushtrojnë pushtet. “Zgjidhja” kërkon reformë zgjedhore që të zgjidhë përfundimisht pastrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Asnjë forcë nuk do mundet ta ndalojë edhe për shumë kohë të tjera popullin shqiptar të fitojë zgjedhjet e lira e të ndershme dhe të drejtën e pamohueshme për të qenë zotëruesi i vetëm i sovranitetit të Shqipërisë.

Por, sado i drejtë dhe legjitim qoftë mobilizimi i opozitës për zgjedhje të pacenuara, protesta e sotme duhet të jetë mbi të gjitha paqësore. Duke evituar çdo shkarje në dhunë të panevojshme protesta për votën e lirë mund të lartësohet si një far shpresëdhënës për pjekurinë e demokracisë shqiptare. Një protestë paqësore do të mund t’i tregojë mbarë botës se në Shqipëri nuk ka më vend për shthurje të rendit publik dhe kaos.

Një protestë e civilizuar sot, ashtu siç e shpresojmë dhe siç e presim, do t’ja lërë një herë e përgjithmonë historisë vitin 1997, njollën e madhe të turpit të politikës së vjetër shqiptare. Me maturinë dhe me forcën e rezultateve që ajo do të korrë paqësisht, kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim për brezin e politikanëve të sotëm duke u treguar se çdo mosmarrëveshje politike mund dhe duhet ta zgjidhim me dialog dhe me mjete demokratike. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: koco kokedhimaprotesta e opozites
Pas

Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

Para

Julian Deda-Pinderit: Dëgjo Kristuc, kupto ndryshimin mes burrit dhe burit

Para
Julian Deda-Pinderit: Dëgjo Kristuc, kupto ndryshimin mes burrit dhe burit

Julian Deda-Pinderit: Dëgjo Kristuc, kupto ndryshimin mes burrit dhe burit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.