Në këto momente protesta masive po zhvillohet në kryeqytet të Rumanisë. Protesta e cila fillimisht nisi me vetëm 150 persona, ka shkuar në mbi 100 mijë persona.
Qytetarët rumunë kanë dalë në protesta, pasi kundërshtojnë fort një ndryshim në Kodin Penal, nga i cili përfitojnë amnisti edhe disa politikanë të dënuar për korrupsion.
Sipas mediave rumune, kjo protestë nuk organizohet nga asnjë parti politike, por nga grup qytetarësh të indinjuar. Kjo është e katërta ditë që këta qytetarë zhvillojnë protesta, të cilat pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. (D.D/Shuplaka)