Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se opozita e bashkuar e ka dhënë oferten e saj për daljen nga kriza, duke I’a lënë kështu përgjegjësinë të gjithë partisë e cila është në pozitë.
Sipas Idrizit , Edi Rama kërkon të imitojë Ramiz Alinë, por dështimin e ka të sigurt sepse nuk mund të ketë zgjedhje me opozitën jashtë Kuvendit.
“Thonë se do bëjmë zgjedhje pa opozitën duke menduar të kopjojnë Ramiz Alinë e vitit 1991. Nuk funksionoi dhe nuk funksionon edhe tani. Dikush mendon si do ti përgjigjemi kësaj. Absolutisht që këto zgjedhje nuk do të bëhen. Opozita nuk është fasadë”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij Idrizi foli dhe për gjendjen aktuale të vendit, duke e konsideruar atë si një vend I cili është në krizë. Në kushte të tilla qeveria duhet të jap zgjidhje immediate.
Idrizi tha më tej se “Shqipëria është në krizë multidimensionale, një krizë institucionale, politike dhe ekonomike. Në këto kushte të një krize të tillë, opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Një zgjidhje që vepron në të gjithë vendet demokratike. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme. Ça ndodhi pas kësaj oferte të opozitës së bashkuar?! U rrit arroganca e mazhorancës. Opozita shqiptare vazhdoi të jepte propozimet e saj për daljen nga kriza. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë dhe të ishte një qeveri tranzitore e Rilindjes se PS nuk po e shohim gjëkundi. Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Ajo vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës, por po shohim që po mbushet ‘Teatri i Kukullave’, e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë”.
Ndërkohë që si kryetari I PDIU-së Idrizi nuk harroi të përmendte dhe çështjen came, duke u shprehur se Edi Rama e tradhtoi PDIU-në.
Idrizi me tej sqaroi se kjo qeveri e ka varrosur çështjen çame, ndaj PDIU u detyrua ta braktisë koalicionin qeverisës. “Si ka mundësi që askush nuk e thotë që Edi Rama e tradhëtoi PDIU-në dhe Çështjen Çame. Si ka mundësi që e quajnë tradhëti atë që PDIU nuk e tradhëtoj asnjëherë, atë që quhet Çështjen Çame. Si ka mundësi që nuk thotë askush që PDIU tradhëtoi Çështjen Çame, kjo parti për çështjen came u krijua dhe sipas jush do rrinte me Ramën. Që nuk thoshte qoftë dhe gjysëm fjale për varrosjen që kjo qeveri i bëri çështjes Çame që sot nuk e ka më as programin e saj, ta tradhëtonte Çamërinë apo ta sulmonte Ramën që harroi Çështjen Çame”- tha Idrizi.
Discussion about this post