Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Cainer na ka treguar disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.
Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
- Dashi
Një herë në vit, universi dhuron një dhuratë unike qiellore mbi ju. Ndërsa Mërkuri hyn në dash këtë javë, ju do të jeni në gjendje të shihni se jeni më të aftë për t’i përballuar problemet pa pasur frikë. Ndërsa Venusi bashkohet me Mërkurin në shenjën tuaj, kjo javë do ju sjellë shumë energji.
- Demi
Ju nuk keni nevojë për një përkthyes për të marrë mesazhin e duhur tani. Ju mund ta lini zemrën tuaj të flasë. Sfidat nuk janë të pakapërcyeshme, por do të kërkojnë një shkallë ndryshimi. Mos harroni edhe të kujdeseni për veten tuaj.
- Binjakët
Ngrohtësia e diellit është çelësi i rritjes së pemëve. Njerëzit janë më të lumtur pasi kanë qenë me miqtë. Në një botë me ngjarje që ndryshojnë me shpejtësi, ndonjëherë i marrim gjërat si të mirëqena. Ndonjëherë, vlen të përqendrohemi në gëzimet e jetës së përditshme. Këtë javë, gëzoni kënaqësitë e thjeshta dhe harmoninë në jetën tuaj dhe mos e vrisi mendjen për gjërat e tjera.
- Gaforrja
Brenda nesh ka diçka që udhëzon shpresat dhe ëndrrat tona. Kozmosi ju paraqet mundësinë për të shqyrtuar perspektivën tuaj në lidhje me një situatë që ju bën të pakënaqur. A po ndërmerrni hapa për të lehtësuar tensionin? Ka ardhur koha të përqendroheni te qëllimet tuaja. Nuk keni shumë kohë!
- Luani
Edhe pse nuk është emocionuese, ju jeni duke pritur në një vend për një arsye. Për fat të mirë, mënyra për të arritur destinacionin tuaj po bëhet e qartë. Hapi tjetër në udhëtimin tuaj është edhe vlera e pritjes. Duhet të bëni durim!
- Virgjëresha
Sentimentalizmi është një emocion i çuditshëm. Problemi i vërtetë lind kur i çojmë këto ndjenja tek njerëzit. Ndiheni tunduar të harroni sjelljen e keqe të dikujt. Edhe pse nuk mund të harroni vlerat e tua, mos lejoni që ndjenjat e këqija t’jua prishin gjendjen tuaj emocionale. Ndoshta do ishte më mirë të falnit dhe të ecnit përpara.
- Peshorja
Kur Venusi shkon drejt shenjës së dikujt, sugjerimi është se ata do të takohen me dikë me një zemër të madhe. Këtë javë, ju keni bonus shtesë të Mërkurit dhe Venusit në këtë proces së bashku. Aftësitë e komunikimit janë të theksuara dhe ju duhet të gjeni edhe një audiencë mirënjohëse. Vetëm mos harroni se keni zemrën më të madhe.
- Akrepi
Ndërsa Jupiteri kthehet prapa në shenjën tuaj këtë javë, mund t’ju ndihmojë të imagjinoni veten si një avatar imagjinar. Nëse ju mund të merrni një hap prapa nga realiteti i situatës suaj, mund të filloni një ndryshim të rëndësishëm. Sipas intv.al duhet të bëheni gati!
- Shigjetari
Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga pronësia dhe kontrolli i diçkaje për të cilën keni punuar shumë. Këtë javë ka diçka në jetën tuaj që duhet të zëvendësohet me diçka të re. Ju duhet të zgjidhni nëse do e mbani, apo jo. Gjithashtu, ky ndryshim nuk është një humbje, por një përmirësim. Ju jeni mjaft të fortë për zgjidhur problemet tuaja.
- Bricjapi
Ju vazhdoni të mendoni për të shkuarën. Këtë javë, kur Mërkuri dhe Venusi ndryshojnë shenja, ju keni mundësinë të rishikoni një marrëdhënie të kaluar. Mos lejoni që dyshimet t’ju lënë në mes të rrugës. Duhet të bëni atë që ndjeni.
- Ujori
Ju përqendrohemi te energjitë dhe te faktorët e jashtëm që të kuptoni si ndiheni. Ndërsa Jupiteri kthehet te shenja juaj , nëse kërkoni lumturi brenda, ju mund të habiteni nga ajo që do gjeni. Këtë javë duhet të bëheni më shumë optimistë.
- Peshqit
Ju bashkoni burimet tuaja dhe vlerësoni me kujdes vendimin më të mirë që mund të merrni. Këtë javë do e befasoni veten tuaj me suksesin që do keni. Mënyra më efektive për t’u përgatitur është të relaksoheni. Në vend që të fokusoheni në frikën tuaj, Venus dhe Mërkuri do ju ndihmojë të ndiheni mirë.
(F.M/Faxweb)