12:54 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Kjo Shqipëri nuk është e imja’

17:49 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kanë qenë me fat xhelatët e djeshëm”, gazetari tregon historinë rrënqethëse: Qenka vështirë të ndryshojë…

Gazetari Agim Xhafka në një shkrim të tij është shprehur se për atdheun e sotëm nuk do ta jepte jetën ndryshe nga çfarë do të bënte për veten dhe të afërmit e tij.

“Unë nuk jam si ca të fandaksur që duan partinë mbi Shqipërinë. Këtë as e them, as e mendoj. Por veten e dua, e dua shumë, ndoshta më tepër se Shqipërinë. Se një jetë kam që do e falja për njerëzit e mi, por për atdheun e sotëm kurrë. Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç ata që pandehin se janë pronarë të saj. As 800 mijë banorë nuk ka Tirana e unë lahem me orar, se për të pirë ka vite e vite që ujin e blej”, shkruan Xhafka.

Gazetari tregon se kudo që ka vajtur nëpër vendet e rajonit e jo vetëm, është ndjerë më mirë për shkak të transformimeve që kanë pësuar, ndërkohë që në Shqipëri sipas tij, flitet ende për infrastrukturë të rrënuar, mungesë energjie, uji.

Shkrimi i plotë:

Çdo vit vij në Shqipëri.

Marr parasysh udhëtimin e gjatë nga përtej oqeanit, lodhjen, shpenzimet nga që dua të gjendem mes njerëzve të mi të gjakut a në krah të shokëve dhe miqve.

Shkoj me vrap te varrezat, te prindërit. Bëj muhabet të gjatë me ta, besoj që më dëgjojnë. Rri me gocën, nipin, mbesën, të afërm e plot të njohur e pastaj ia mbath ca ditë nga Vlora deri në Sarandë. Ca ditë se më tepër nuk ia vlen. Stresohesh, acarohesh, grindesh, sëmuresh, tërbohesh e mund të shkosh në djall.

Unë nuk jam si ca të fandaksur që duan partinë mbi Shqipërinë.

Këtë as e them, as e mendoj. Por veten e dua, e dua shumë, ndoshta më tepër se Shqipërinë. Se një jetë kam që do e falja për njerëzit e mi, por për atdheun e sotëm kurrë.

Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç ata që pandehin se janë pronarë të saj. As 800 mijë banorë nuk ka Tirana e unë lahem me orar, se për të pirë ka vite e vite që ujin e blej.

Ndaj e them pa shaka se në vend të shqiponjës në flamur na duhet të vëmë depozitën e ujit si simbol të kombit. Krahasoj ajrin me të vendeve pranë, jo atyre të zhvilluara, del që është 4 herë mbi normat e lejuara.

Shoh grafikët e  zhurmave dhe shigjeta në Shqipëri po i drejtohet hënës. Kryeqyteti ynë si një kapanon i madh veç për gjumë, prodhon sëmundje dhe tret njerëz.

Plazhet pa drita, ose me voltazh të ulët që frigoriferi nuk ngrin gjë e kondicioneri vërtit e vërtit ajrin e nxehtë. Derdhen në bregdet mutrat e gjysmës së kombit. Ia kanë mbathur edhe peshqit, e shumta gjen në breg ndonjë breshkë të ngordhur.

Rrugët copë e gropë, baypasset u transformuan në qendra fshatrash e qytetesh ku ka veç qenë se njerëzit kanë marrë arratinë.

Shyqyr diellit nuk i kanë menduar ndonjë rreng hë për hë.

Në këto kushte unë i përmallur për vendin, por i gjendur në grackën e tij i thërras mendjes e iki me vrap kudo, veç Shqipëri mos quhet.

Shkoj në Itali e pushoj si njeri, vete në Greqi e ndjej që zemra më zbutet, shpirti më qetohet. Shkoj në Mal te Zi e gjej rehati, arrij në Maqedoni e nxehem që as si ky vend nuk u bë Shqipëria ime.

Unë e dua veten, e dua shumë. Nuk më shkon ta them që e dua më shumë se vendin tim. Por kështu më del, se Shqipëria e ca banditëve nuk i do shqiptarët. Na përbuz e na largon, nuk na ofron gjë. Ndaj unë iki e si Bajroni i këndoj këtij largimi, nxjerr dufin, trishtimin, inatin, por nuk qëndroj. Iki..

‘Pra merrmë, o lundër dhe vrapo,
Në detin plot buçim,
Dhe shpjermë në çdo vend që do,
Veç jo në vendin tim..

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim xhafkakjo shqiperi nuk eshte e imja
Pas

Nuk lejoj që emri im të mbajë peng PSP-në, dorëhiqet kryeprokurorja

Para

Qyteti i kokainës/ As Elbasani dhe as Tirana, ku është baza në Shqipëri sipas Artan Hoxhës

Para
Shpërthen në ironi Artan Hoxha pas vrasjes së  7 shqiptarëve në Greqi:  Sa u lumturova për flamurin gjysmështizë ….

Qyteti i kokainës/ As Elbasani dhe as Tirana, ku është baza në Shqipëri sipas Artan Hoxhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerëson miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për Shqipërinë: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.