Kyeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me situatën e fundit në vend masat dhe çfarë do të bëhet në ditët në vazhdim.
Ai u pyet në Open nëse ka një datë fikse se kur do të fillojë lirimi i masave.
“Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë-pjesë dhe do të bashkëjetojmë më armikun. Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga armiku. Kjo mund të zgjas deri në 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet”, tha Rama