Deputeti i qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike, Lefter Gështenja ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me Kuvendin që po mbahet në “Asllan Rusi”.
Ky Kuvend u thirr nga kryetari Lulzim Basha dhe po miraton ndryshimet e reja statutore në parti. Deputeti Gështenja nuk ishte pjesë e këtij Kuvendi së bashku me shumë deputetë të tjerë.
Ndërkohë që të pranishëm ishin vetëm 10 deputetë nga PD-ja zyrtare. Gështenja shprehet që s’mund të bëhet luftë ndaj kultit të individit kur në parti kryetari mbetet përjetë.
Postimi:
Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike.
Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!