04:17 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KL mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, ish-ministri Xhafaj: Duhet të ndiqet një proces, nuk mund të bëjmë si mendon njëri ose tjetri

11:58 | 15/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KL mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, ish-ministri Xhafaj: Duhet të ndiqet një proces, nuk mund të bëjmë si mendon njëri ose tjetri

Gjykata Kushtetuese ka rikthyer sërish në Kuvend çështjen e mandatit të depuetetes Olta Xhaçka. Kërkesa e 14 deputetëve të PD është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.  Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

‘Kushtetuesja’ ka shfuqizuar të dyja vendimet e parlamentit edhe atë që miratonte raportin e mazhorancës dhe atë që rrëzonte raportin e opozitës. Ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ‘Rithemelimit’ që kërkonin heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Kushtetueses, kjo çështje do duhej të dërgohej përmes një raporti të shprehur më parë nga Kuvendi.

Kështu që mandati i Xhaçkës do të kthehet edhe një herë në Kuvend dhe me këtë vendim të Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës. Kjo nuk do të thotë që mandati do t’i hiqet, ‘Kushtetuesja’ mund të mos gjejë konflikt interesi, por do të jenë anëtarët e kësaj Gjykate që do marrin një vendim të tillë. Në këtë formë zgjidhet edhe përplasja e moskompetencave mes deputetëve të PD dhe Kuvendit të Shqipërisë.

PD-ja kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Ditën e sotme në Këshillin e Legjislacionit ish-ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj, u shprehë për mandatin e Olta Xhaçkës. Xhafaj insiston në ndjekjen e një procesi që është i parapërcaktuar se çfarë hapash duhet të ndiqen.

Pas vendimit të gjykatës, kuvendi vazhdon procedurat e tij, caktohen relatorët dhe pastaj vendoset për mbledhjen e komisionit. Sipas Xhafajt, ligji e përcakton, prandaj nuk mund të bëhet sipas opinionit të njërit ose tjetrit.

Fatmir Xhafaj: “Nuk e kuptoj pse daravitet kështu me lloj fjalimesh, komisioni duhet të ndjekë procedurat.

Ka ardhur vendimi i gjykatës kushtetuese, kuvendi vazhdon procedurat.

Ne dje kemi marr materialet, sot duhet të caktojmë relatorët, po të jenë gati ata, caktojmë mbledhjen e komisionit, se nuk mund ta bëjmë si e mendon njëri ose si e mendon tjetri.

E para duhet një proces, nga pikëpamja procedurirale, shikohet dokumentacioni, kontrollojnë relatorët, ne bëjmë propozimet tona dhe vendoset.”

Pas

Ndërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, Meçollari: Nuk e di si është vepruar, është presidenti ai që vendos…

Para

Thellimi i skandalit, zbulohet se cili është dënimi i mundshëm për Barcelonën në skandalin Negreira

Para
Thellimi i skandalit, zbulohet se cili është dënimi i mundshëm për Barcelonën në skandalin Negreira

Thellimi i skandalit, zbulohet se cili është dënimi i mundshëm për Barcelonën në skandalin Negreira

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.