“Makina nuk drejtohet me dy timonë”, padyshim që është shprehja më e përdorur gjatë kësaj fushate elektorale. Qëllimi i saj ka qenë për të “goditur” kundërshtarin në garë.
Fillimisht është përdorur nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri gjatë një fjalimi për fushatë në zonën e Tiranës, si një thumb ky për LSI-në dhe më pas ka pasur edhe shumë reagimet edhe nga radhët e LSI-së.
Këtë herë e ka kthyer në vëmendje këtë shprehje nga rradhët e LSI-së, Klajada Gjosha. “Mirmengjes! Ja çfarë ndodh kur makina humbet kontrollin, nuk ka drejtimin dhe shoferin e duhur”, shkruan Klajda Gjosha mbi një video të publikuar ku ajo shfaqet në takime me qytetarët.
Nuk mungon edhe e qeshura e Gjoshës gjatë fjalës së një qytetari i cili tregon se çfarë ndodh me shoferin kur drejton makinën. “8 orë punon shoferi, qameti 12 orë pastaj atë e zë gjumi rrëzon makinën dhe bie në përrua, hidhet edhe shoferi edhe makina”, u shpreh i moshuari. Ky si një mesazh i publikuar nga Gjosha që shkon për Partinë Socialiste. (J.V/Shuplaka)