Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shtatzënë për herë të dytë. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Provokacija”, Gjosha zbuloi se shumë shpejt do të bëhet me vajzë.
“Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit.
Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit”, u shpreh Gjosha.
Kujtojmë se më herët Gjosha është nënë dhe e një djali që quhet Luis, dhe mesa duket familja e tyre do të zgjerohet dhe me një vajzë.