Klajda Gjosha, ish-ministrja e integrimit nga radhët e LSI-së, në një takim që ka patur me stafin e ministrisë së integrimit e cila u shkri nga Rama, ka falenderuar stafin e kësaj ministrie për punën e bërë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ajo gjithashtu ka patur dhe një këshillë për ta.
“Falenderimet me te sinqerta gjithe stafit te Ministrise se Integrimit,te cilet edhe pse te ndeshur me shume sfida,kane punuar me perkushtim per nje deshire dhe shprese te gjithe shqiptareve qe eshte : e ardhmja jone europiane.Une keshillen time ua dhashe edhe perballe: Mos e hidhni kurre poshte njeri-tjetrin,mos e hidhni kurre poshte punen e bere nga cilido,vetem keshtu ky vend do te behet”, shkruan Gjosha. (B.H/Shuplaka)