Vincent Triest, gazetari i ftuar në ‘’Fax News” ka folur në lidhje me klandestinët shqiptarë në Hollandë. Ai thotë se qeveria shqiptare nuk e ka njohur akoma si problem këtë, ndërsa për njerëzit në Holandë problemi është mjaft shqetësues.
“Klandestinët shqiptarë flenë nëpër bunkiera. Sapo të zbulojnë një emigrant nga shqiptarët apo vendet e tjera i kthejnë në vendin e tyre. Deri më tani nuk ka ndodhur fatmirësisht asnjë incident mes ekstremëve të djathtë në Hollandë edhe klandestinëve shqiptarë.
Nga Janari janë arrestuar vetëm në portin e Roterdamit rreth 750 persona mes të cilëve rreth 70 % janë shqiptarë. Ndërkohë që mund të ketë edhe një numër më të lartë, pasi jo të gjithë janë kapur nga ana e autoriteteve.
Shqiptarët aty janë bërë fatkeqësisht pjesë e imazhit të fshatit. Ky problem është injoruar në Shqipëri, të shohim si do të veprohet nga ana e qeverisë. Në Hollandë e shohin si një gjë negative, pasi atje mendohet se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të largohen nga vendi. Sidomos çështja shqiptare përdoret si një shembull sesi njerëz që nuk vinë nga vendet e luftës përdorin rrymën e emigracionit për të përfituar.
Dhe më pas për të përfituar edhe në ndihma me ushqim apo strehim. Njerëzit zakonisht duan që të ndalen këta njerëz. Së fundi kanë qenë në vendin tonë edhe kryebashkiaku i Roterdamit së bashku me prokurorin dhe me kreun e Policisë. Kjo pasi ata e ndjejnë shumë atë si problem.
Unë derimë tani nuk kam hasur në asnjë parti në Hollandë që të jetë entuziaste në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Ndoshta në Bruksel është një pamje tjetër, por amanë fund vendosin të gjitha vendet e BE-së. Ministri i Brendshëm i Francës ishte pak ditë më parë në Shqipëri, edhe ata kanë probleme me tema të nxehta për shqiptarët siç është emigracioni”, u shpreh Triest.
(E.K/FAXWEB)