Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka deklaruar se deklarata e Donald Lu-së në lidhje me klane dhe familje kriminale që dreëjtojnë vendin i është dukur e rëndë.
Pavarësisht se Klosi e pranon se krimi në vend është rritur dhe situate është shqetësuese, nuk beson se kemi të bëjmë me klane apo familje mafioze të llojit të Italisë apo Amerikës.
i pyetur nëse ka dëgjur për klanet që përmendi Lu dhe se sa mund të jetë numri i tyre, Klosi dha këtë përgjigje:
Nuk kam bërë llogaritje se sa janë, por numri i klaneve apo familjeve, apo çfarë ka, përcaktohen edhe nga ajo se çfarë quan klane apo familje mafioze. Termi familje mu duk i rëndë, nuk është i tillë akoma krimi në Shqipëri, deklarata mu duk pak e rëndë.
Shiko si është kjo punë, mund të zgjidhet shumë shpejt, nëse politika është e prirur për ta zgjidhur këtë çështje duhet të bashkëpunojnë të gjithë dhe zgjidhet shumë lehtë. E gjithë politika të mbështesë policinë pasi policia përplaset, duhet motivuar policia dhe jo të bëhet politikë me policinë”, tha Klosi. (B.H/Shuplaka)