Divorci mes balerinës së njohur Klaudia Pepa dhe koreografit, Albi Nako bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe për faktin se çifti ishte mjaftë i dashur për publikun
Albi i ftuar tek emisioni “Rudia” koreografi ka thënë se ata vazhdojnë të kenë një raport të mirë më njëri-tjetrin edhe pse janë të ndarë. Teksa thekson se Klaudia për të është dhe do të mbetet gjihmonë në zemrën e tij.
Nga ana tjetër balerina nuk ka nguruar të jap ati një videomesazh. Klaudia në videomesazhin e e saj e quan atë një njeri te madh, vëllain e saj të madh. Pas fjalëve të saj Albi nuk i ka mbajtur dot lotët.
“Unë e di se kush është sot aty dhe dua të bëj një përshëndetje për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Përqafime”,tha Klaudia në mesazhin e saj.
(S.SH/Shuplaka)