Pas thirrjes së Prokurorisë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur procedurat për verifikimin e vendimit të Gjykatës së Krujës, e cila të martën liroi nga burgu Genc Tafilin.
Sjellim në vëmendje që Tafili është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Ai ka bërë 17 vite burg për veprën penale që u akuzua.
Ditën e djeshme Prokuroria e cilësoi vendimin në kundershtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.
Por Gjykata e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij dhe dhënë kështu vendimin për “detyrim paraqitje” ndaj tij. (J.V/Faxweb)