Është rrëzuar kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit Petraq Curri. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga ana e KLD-së.
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë liroi Alket Hatinë, i konsideruar baroni i drogës. Këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar, duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.
Sipas KLD-së nga provat e mbledhura rezulton se vendimin nuk e ka dhënë Curri po një gjyqtar tjetër.
Në ankesën e bërë më herët nga Gjonaj thuhej se: Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.
(E.K/FXWEB.AL)
Discussion about this post