08:04 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

KLD rrëzon tre kërkesat e Ministrit të Drejtësisë, tre gjyqtarët shpëtojnë nga procedimi disiplinor

14:25 | 24/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vettingu/ Përfundon procesi i dorëzimit të formularëve nga gjykatësit

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë hodhi poshtë propozimet e Ministrit të Drejtësisë, mbi procedimin gjyqësor për 3 gjyqtarë dhe miratimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 gjyqtarë.

NJOFTIMI I KLD-së

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 24.03.2017, mbledhjen plenare, e cila kishte në rendin e ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për 3 (tre) gjyqtarë dhe miratimin eprojekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 (dhjetë) gjyqtarë.

Në përputhje me përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Më tej anëtarët e KLD-së shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

1-Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;

2-Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

3-Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;

4-Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

5-Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

6-Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;

7-Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;

8-Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

9-Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

10-Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​ (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: kldministri i drejtesise
Pas

Tensionet e djeshme në Parlament Rama i shkarkon në bregdet, peshq dhe karkaleca për drekë (VIDEO)

Para

Harito në Durrës: Taksat të paguhen në mënyrë elektronike

Para
Harito në Durrës: Taksat të paguhen në mënyrë elektronike

Harito në Durrës: Taksat të paguhen në mënyrë elektronike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.