Vetëm pak muaj më parë Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre të dashurisë, edhe pse dyshimet kishin nisur që kohë më parë.
Rrallë herë flasin për marrëdhënien e tyre, por e pyetur nga gazetari Andi Vrapi në ‘Thumb’, Klea ka ndarë me ne detaje që nuk kemi ditur rreth tyre.
Fillimisht, Klea ka pranuar se vitet e fundit pushimet i kaluar me Elgiti edhe pse ne nuk kemi ditur gjë gjithë kësaj kohe. Por ja çfarë i kanë thënë prindërit për kantautorin dhe lidhjen mes të dyve.
“Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shune pozitiv. Dhe ç’ka është më kryesorja, nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur”, – u shpreh Klea.
(E.K/FAXWEB.AL)