Sukseset e Klea Hutës nuk po ndalen. Pas prezantitmit të ‘Gjeniut të ‘vogël, “Maratonës së Këngës Popullore”, pjesëmarrjes tek “Kënga Magjike”, bukuroshen tashmë mund ta shohim edhe si aktore. Klea Huta ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një seriali turk.Lajmin e ka bërë vetë këngëtarja publike në Instagram.
Klea Hutën e shikojmë në foto pranë aktorit të njohur turk që bën rolin e Ertugrulit. Moderatorja do të luaj në këtë serial dhe për këtë gjë është mjaft e lumtur. Nuk dihet ende nëse ky angazhim i ri do ta largojë Klean nga netët finale të “Këngës Magjike”.
Megjithatë një gjë mbetet e sigurt që ky rol do t’i hap dyert asaj në kinematografinë botërore. Tani na ngelet vetëm ta shohin Klean pranë Ertugrulit, dhe të mësojmë për rolin e saj në këtë serial.