18:22 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kledi Kadiu: Jam shumë i lumtur, fitorja e Ermal Metës është e të gjithë ne emigrantëve

21:56 | 12/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kledi Kadiu: Jam shumë i lumtur, fitorja e Ermal Metës është e të gjithë ne emigrantëve

Të gjithë shqiptarët janë ndier kenarë për Ermal Metën dhe suksesin që po korr në Itali. Këtë sukses nuk ka ngelur pa e komentuar edhe Kledi Kladiu, i cili është shprehur  është i lumtur për pjesëmarrjen e Ermal Metës në Sanremo dhe suksesin e korrur prej tij me çmimin Cover për ri-interpretimin e “Amara terra mia” të Modugno-s.

Balerini më i njohur shqiptar në Itali në një intervistë të dhënë Davide Di Santo-s për të përditshmen Il Tempo, thotë se në suksesin e Metës, që ka njohur personalisht verën e shkuar, gjen të reflektuar edhe pak prej historisë së tij.

Intervista:

Jeni i gëzuar për suksesin e Ermal Metës?

“Jashtëzakonisht. Gjej veten në të, në emocionet që besoj se po përjeton. Por jam shumë i gëzuar për të edhe pse është shqiptar si unë”.

Kënga flet pikërisht për emigrantë.

“Tregoi pjekuri të madhe. Kënga flet për njerëz të detyruar të lënë vendin e tyre, dhe përvoja që ka Meta e bëri më të vërtetë e më të natyrshëm interpretimin e tij”.

Sot debatohet shumë rreth ShBA-së, Evropës dhe terrorizmit.

“Moslejimi i hyrjeve nga vendet myslimane i vendosur nga presidenti Trump nuk është sinjal i mirë.  E vërteta është se përditshmëria e njerëzve shpesh bie ndesh me zgjedhjet e politikavëve. Parmbrëmë për tri minutat magjike të këngës, jetuam në një botë pa kufij e pasaportë. Italianët vetë kanë qenë emigrantë, por të tillë jemi të gjithë, përpjekja për një jetë më të mirë është në natyrën e njeriut. Vetë Amerikën e bënë migrantët që të gjithë së bashku ndihmuan në ndërtimin e vendit të lirisë”.

Çfarë ju mungon nga Shqipëria?

“Gjithçka që lidhet me fëmijërinë time. Familja, miqtë, mësuesit. Këtu erdha 17 vjeç, pas akademisë së baletit. Shqiptarët ishin të parët, në 1991-shin, përmes të cilëve italianët njohën imigracionnin. Nuk ia mbathnim nga ndonjë luftë, por kërkonin lirinë. Tani njerëzit largohen nga vendlindja për një sërë arsyesh nga më të ndryshmet”.

Për t’iu kthyer festivalit, ç’ju pëlqen prej tij?

“Më pëlqen Fabrizio Moro dhe Fiorella Mannoia. Por mbi të gjithë Maria De Filippi. Është shumë e zonja edhe në rolin sanremez. Forca e saj është se di të përcjellë natyrshmëri dhe thjeshtësi”.

Mund të mos jeni i paanë, por a nuk ju duket se në Sanremo ka shumë këngëtarë që vijnë prej talent show?

“Ka të rinj që vijnë nga Amici e X Factor që përballen me Al Bano-n dhe Mannoia-n. Shumë mirë që ndodh kështu, Festivali ndryshon me vitet e është normale që të shkojë drejt shijeve të publikut. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Ermal Metainteervistakledi kadiu
Pas

Me një pistoletë lodër, i riu tentoi të grabiste kazinonë te Selvia

Para

Tenton të rimartohet pas 5 vitesh me ish-burrin e saj të vdekur, për t’i marrë pasurinë

Para
Tenton të rimartohet pas 5 vitesh me ish-burrin e saj të vdekur,  për t’i marrë pasurinë

Tenton të rimartohet pas 5 vitesh me ish-burrin e saj të vdekur, për t’i marrë pasurinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Aksidentet rrugore, si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

Bisedimet për armëpushimin Rusi-Ukrainë, Trump i bindur: Asgjë s’do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi

Celibashi nga Kashari pas incidentit: U përjashtuan vëzhguesit politikë, numërimi në KZAZ ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

“Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Rama dhe Presidenti i KE Antonio Costa në konferencë të përbashkët, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE përpara vitit 2030

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.