Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku do të diskutohej kërkesa e LSI-së, PR-së dhe PAA-së, të cilat kërkonin nisjen e procedurave për të mbajtur zgjedhjet në 13 Tetor.
Shkak për këtë është bërë mungesa e anëtarëve të propozuar nga PS në këtë komision, të cilët duket se janë të vendosur për të mos njohur dekretin e dytë të presidentit Meta.
I gjendur i vetëm në këtë mbledhje Klement Zguri nuk mund të vijonte, dhe tha se ai gjendej aty në respekt të detyrës që i ngarkon ligji.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post