05:16 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Klement Zguri: Partitë fshehin financimet dhe shpenzimet, koha e limituar për reformën zgjedhore

15:23 | 20/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Klement Zguri: Partitë fshehin financimet dhe shpenzimet, koha e limituar për reformën zgjedhore

Kreu i KQZ-së Klement Zguri në një intervistë për gazetaren e ‘Fax News’ Ambrozia Meta thotë se partitë politike nuk bëjnë transparente finacimet e tyre dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale. Për këtë ai tha se ka një shqetësim të madh edhe nga ndërkombëtarët dhe KQZ sipas tij do të ketë një qasje me të fortë në këtë drejtim që partitë të bëjnë transparencë.

“Ka një shqetësim në rritje të gjithë faktorëve dhe aktorëve por edhe qytetarëve shqiptarë, për financimet e partive politike, kryesisht kanë qenë para zgjedhjeve të 2017, vazhdon edhe sot, KQZ e ka pasur në fokusin e vet, në këtë nismë janë pranë nesh edhe partnerët ndërkombëtarë, që na shoqërojnë për të rritur performancën por edhe për të bërë transparente shpenzimet e partive politike. KQZ Duhet të ketë një qasje sa më të fortë kundrejt kësaj që partitë të bëjnë transparente financimet dhe shpenzimet e tyre.

Partitë nuk kanë vullnet për të bërë transparente qoftë financimin por edhe shpenzimet, 2017-ta solli një ndryshim, monitorimin e fushatës zgjedhore. Partitë nenglizhojnë në kuptim të përfitimeve të paligjshme, partitë fshehin të ardhurat, donacionet por edhe ato që përfitojnë, kështu që KQZ në këtë kuptim po punon për të forcuar dhe rritur standartin e zgjedhjeve që të jetë më i miri”, deklaroi Klement Zguri.

Ai tha se KQZ-së i janë vendosur disa piketa brenda të cilave është e detyruar të veprojë. Sa i përket reformës zgjedhore, kreu i KQZ-së u shpreh se koha tashmë është e limituar, pasi afatet janë shtyrë pafund. Ai kërkoi bashkëpunimin e partive politike në realizimin e saj, pasi kjo është në të mirë të vendit dhe interimit në BE.

“Në fakt, eksperienca e KQZ ndër vite por edhe raportet e ODIHR, na kanë vendosur disa piketa që jemi të detyruar t’i zbatojnë, që kanë të bëjnë me financimet e partive, shpenzimet, depolitizimit të administratës zgjedhore, do jetë shumë mirë që numëruesit të jenë të tyrajnuar apo të certifikuar, është një vëmendje e shtuar. Për cështje të tjera që janë në nivel diskutimi politik nuk është në tagrin tim për të bërë komente por partitë politike do duhet të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve për integrimin e vendit.

KQZ prej kohësh e ka ngritur shqetësimin e afateve ligjore, komisioni shntyn kohën prej disa muajve, faktori kohë është i rëndësishëm për implementimin e atyre rekomandimeve, unë do i kërkoja partive politike që të ulen se është e mundur që reforma të realizohet brenda kohës, është në limitet e kohës por të mos shkojë më tej”, tha Zguri.

Ai tha se maxhoranca i ka kërduar dy kandidatë në KQZ duke e çuar numrin në 5 anëtarë, por nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe opozita. Zguri tha se nuk i di arsyet se përse opozita nuk i dërgon kandidatët e saj në KQZ, por theksoi se prezenca e opozitës rrit besimin për një vendimarrje korrekte.

“ Maxhoranca ka sjellë dy anëtarët e vet në KQZ, kjo gjë nuk ka ndodhur me opozitën, unë nuk i di arsyet, prezenca e opozitës në tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rrit padiskutim besimin për një vendimarrje korrekte tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh kreu i KQZ-së ai.

“Klasa politike të gjejë arsyet për të bërë reformën zgjedhore”, shtoi Klemet Zguri ndër të tjera.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: klement zguriKQZ
Pas

”Supervizori i projektit nuk pranon të fillojë punimet”, Vojo Bregu ‘nxjerr’ zbuluar Ramën dhe Peleshin

Para

“Më kanë quajtur pijanec”, mediat italiane zbulojnë zëvendësuesin e mundshëm të Panuçit

Para
“Më kanë quajtur pijanec”, mediat italiane zbulojnë zëvendësuesin e mundshëm të Panuçit

“Më kanë quajtur pijanec", mediat italiane zbulojnë zëvendësuesin e mundshëm të Panuçit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.