Kreu i KQZ-së Klement Zguri ka reaguar në lidhje me kërkesën e PS-së për shkarkimin e tij. Ai thotë se nuk janë subjektet politike që marrin vendimin për shkarkimin apo jo të kreut të KQZ-së.
Duke iu referuar rastit të kreut të Bashkisë Mallakastër dhe mosheqjes së mandatit të tij, Zguri i kujton PS-së që duhet të ndjekë rrugën ligjore, pra ankimimin në Kolegj dhe më pas në Gjykatën Administrative.
“Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ-së në rastin konkret. Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka abstenuar vendimin e KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative.
Me deklaratat politike unë nuk merrem, nëse duan subjektet politike të ndjekin rrugën zgjedhore. Ju thashë që gjithçka është publike dhe mund të verifikohet”, u shpreh Zguri në daljen e tij për mediat.
(E.K/FAXWEB)