Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, ka denoncuar një rast sesi autoritetet e bashkisë kanë goditur qytetarët e thjeshtë të cilët shesin fruta-perime në rrugët e kryeqytetit.
Me ironi, qytetarët e thjeshtë Pojana i quan si “eksponentë kriminalë”, ndërsa produktet që ata shesin “me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.
KOMENTI I POJANËS
“Vini re! Vini re!
Sapo u bë sekuestrimi në flagrancë i disa produkteve me rrezikshmëri të lartë shoqërore!
Xhandarmëria arriti të bllokonte në kohë rekord disa eksponent kriminal që në bashkëpunim konsumonin veprën penale të kultivimit dhe shpërndarjes së zarzavateve dhe perimeve!
Me qëllim ruajtjen e rendit publik, nxitjen e ekonomisë dhe zhvillimit e procesit shtetbërës materialet e sekuestruara do ti kalojnë organeve të drejtësisë vetingase” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post