Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në studion e lajmeve në Fax News u shpreh i bindur se Prtia Demokratike do të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit.
Balliu po ashtu theksoi se tashmë Edi Rama, pavarësisht skemave që përdor, nuk do të ketë asnjë shans që të vjedhë votat, pasi ato do të bëjnë të pamundurën për ti mbrojtur.
Ish-deputeti shtoi se këtu nuk po diskutohet më për fatin e një partisë, por për fatin e Shqipërisë dhe është detyrë kombëtare shembja e Partisë Socialiste.
“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të shkojnë të sigurt drejt një fitore plebishitare ma datën 25 prill. Do të jetë një rrotacion që do të jetë fillimi i ndezjes së shpresës për një Shqipëri si gjithë Europa, për të rikthyer shtetin ligjor dhe për të rikthyer vëmendjen tek ekonomia.
Biznesi ka një klimë tejet negative si shkak i korrupsionit i vjedhjeve i gjobave të padrejta ndaj biznesit. PD ka treguar se në momentet më të vështira të Shqipërisë ka ditur që të dalë së tunelit të errët, ku gjithmonë e ka futur PS. Në gjithë jetën e saj politike nuk ka asnjë sukses në qeverisjen e saj të cilën mund ta kujtojë.
Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me numrin 74, këtë e bë për ti mbushur mendjen të vetëve. Ai e ka një retorikë më shumë për ti mbushur mendjen të vetëve. Partia Socialiste rrezikon që të jetë parti e tretë dhe kjo nuk është për tu habitur.
Nuk ka sot një sipërmarrës që të votojë PS-në, nuk ka një fermer që të votojë PS pasi nuk janë subvencionuar për 8 vite. Asnjë qytetar shqiptar nuk ka parë një investim apo diçka që i ka shërbyer vendit. Kemi 8 vite që dështojmë sistematikisht për hapjen e negociatave. Nuk ka asnjë arsye se një qytetar shqiptar të votojë Edi Ramën. Nuk ka më asnjë shans për Edi Ramën, me të gjithë skemat e tij që të vjedhë votat. Për një arsye shumë të thjeshtë ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën.
Këtu nuk po diskutohet më për fatin e një partie, por për fatin e Shqipërisë. Është një detyrë kombëtare shembja e PS-së, të bindur të jenë ato që do të shpartallohen në çdo cep të Shqipërisë.”- tha Balli.
Discussion about this post