Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Surpriza e parë e demokratëve vjen nga Pogradeci ku është eleminuar deputeti Klevis Balliu, një emër mjaft aktiv në rradhët e Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve të fundit.
Mes të eleminuarve është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e antarësisë.
Sakaq mësohet se ish-deputeti Ervin Salianji është konfirmuar nga anëtarsia në listë për kandidat për deputet.