Deputeti i Partisë Demokratik Klevis Balliu, ka qenë i ftuar tek “Opinion” në “News24”.
Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ai ka thënë se Rama kishte folur disa herë për ‘Dinastinë Balliu’, deputeti shtoi se nuk mund të shkel mbi familjen e tij dhe se gjatë fushatës të shumta kanë qenë zërat në lidhje me çështjet e tij personale.
“Unë kam dhe pasionin dhe dëshirën për të bërë këtë detyrë, por edhe ndaj familjes time. Unë nuk mund ti ul kokën familjes time. Jemi një familje e nderuar. Zoti Rama e ka quajtur ‘dinastia Balliu’, por unë nuk mund të shkel mbi familjen time. Me mua janë marrë shumë për çështje personale, jo është djali i këtij, jo atij. Jo është i gjatë, jo… S’do merrem me këto.”, u shpreh Balliu. (S.SH/Shuplaka)