I ftuar sot në studion e Fax News ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka folur për protestën, ecurinë e saj dhe programin që do të ketë në ditët në vijim.
Gjatë fjalës së tij Balliu komentoj dhe veprimet e kyeministrit Rama, por nuk la jashtë vëmendjes shoqërimin në polici të djalit të kryetarit të Degës së PD-së Fier, Luan Baçi.
Lidhur më vazhdimësinë e protestës ish-deputeti njoftoi përshkallëzim të saj. Nuk foli me siguri cila do të jenë veprimet e qytetarëve por sipas Balliut përshkallëzimi është i sigurt.
“Në qoftë se qeveria nuk do të reagojnë qytetarët do të përshkallëzojnë protestën e tyre, do të ishte në interes të vendit që qeveria të reagojë sa më shpejt.
Përshkallëzimi i situatës mund të jetë një seri aksionesh të ndryshme që i dinë qytetarët. Ata do tja dalin është thjeshtë çështje kohe.”
Ndërkohë Balliu komentoi gjithashtu dhe shoqërimin në polici të djalit të Luan Baçit.
“Me gjithë respektin për uniformat blu, që bëjën një punë dinjitoze, por të arrestosh djalin e kryetarit të PD-së Fier, Luan Baci, vetëm se qytetarërt nuk e lanë Ramën të hyjë në Fier kjo është e paprecedentë.
Djali i Bacit nuk akuzohet për asgjë, ai është i dhunuar, i goditur dhe po merrret me forcë. Këta po e marin në shenjë hakmarrje . I bëjë thirrje cdo qytetari të shkoj tëk policia dhe të nxjerrin dajlin. Ai djalë të lirohet urgjentisht. ky është një akt hakmarrës ndaj qytetarëve që nuk e lanë të hyjë në Fier. “
Ish-deputeti është pyetur gjithashtu dhe se kush e ka zëvendësuar në Parlament.
“Nuk merrem fare,ata aty luajn opozitash. ata kujtojnë se kjo është një lojë. kjo nukështë lojë qytetarët po flasin “- është shprehur ai.
Në mbyllje të fjlës së tij Klevis Balliu njoftoi protestën e ardhshme.
“Qytetarët do tja dalin është thjeshtë çështje kohe. Protesta e rradhës është më afër seç mendohet.”- ka përfunduar fjalën Balliu.
(s.a/faxweb.com)
Discussion about this post