23:48 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Klevis Balliu: Sekuestrimi i fonisë së takimeve të Berishës dhe opozitës, PD padi ndaj shefit të komisariatit 1 dhe ministrit të Brendshëm

15:09 | 11/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Klevis Balliu: Sekuestrimi i fonisë së takimeve të Berishës dhe opozitës, PD padi ndaj shefit të komisariatit 1 dhe ministrit të Brendshëm

Koordinator i PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu tha se sekuestrimi i fonise se takimeve te Berishes dhe opozites eshte shkelje ligji dhe se PD do te padise shefin e komisariatit 1 dhe ministrin e brendshem.

Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin.

Për terroristët e kuq ligji, Kushtetuta dhe konventat nuk kanë rëndësi. Ata nuk janë policë të ligjit, por të urdhrit.

Pasi përndoqën opozitën dhe dështuan me turp, tani kanë vendosur të bllokojnë bazën materiale të Partisë Demokratike. Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.

Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës.

Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit.

Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë.

Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit.

NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë.

Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës!

Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë.

 

Pas

Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Para

Zelensky: Ukraina po merr në pyetje ushtarët e kapur koreanoveriorë

Para
Zelensky: Ukraina po merr në pyetje ushtarët e kapur koreanoveriorë

Zelensky: Ukraina po merr në pyetje ushtarët e kapur koreanoveriorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.