Gjatë ditës së sotme në orën 20:00 do të zhvillohet protesta kombëtare e Partisë Demokratike dhe partive opozitare. Klevis balliu ka bërë thirrje për protestë qytetarëve duke theksuar se duhet të ngrihemi në protestë, jo vetëm për politikën apo betejat politike por për cdo qelizë të vëndit tonë, për familjet tona, për të ardhmen e fëmijve tanë.
Klevis Balliu:
Të dashur qytetarë!
Sot protesta kombëtare në orën 20:00, një protestë kjo që ka rëndësi jetike.
Jo vetëm për politikën apo betejat politike por për cdo qelizë të vëndit tonë, për familjet tona, për të ardhmen e fëmijve tanë.
Sot protestojmë ndaj të keqes, ndaj korrupsionit, ndaj ligesisë ndaj vjedhjes dhe padrejtësive.
Ka vetëm një formë për të larguar këtë pushtet të errët dhe ajo është bashkimi drejtë vlerave dhe parimeve të demokracisë.
Sot në ora 20:00 të bashkuar në betejë per fitore!
Discussion about this post