Zërat se mes deputetit demokrat, Klevis Balliut dhe moderatores Ilda Bejleri ka një histori dashurie sa vjnë e shtohen. Mirëpo asnjëri prej të dyve nuk ka pohuar asgjë.
I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Klevis Balliu nuk pranoi të komentonte jetën e tij private duke thënë se kjo fushë nuk është në interes të publikut.
“Disa gjëra duhet të mbeten personale,”- ka thënë Balliu.
Por kur moderatorja Rudina Dembacaj i kërkoi deputetit të zgjedhë 3 vajzat më të bukura të ekranit, Klevis Balliu na dha përgjigjen që prisnim.
“Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.”- tregoi Balliu.
Në vend të parë sipas preferencave të tij ndodhet Ilda Bejleri dhe kjo na i bën edhe më të forta dyshimet për marrëdhënien e tyre.
(F.M/Faxweb)