Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mbeti i vrarë në makinën e tij 33-vjeçari Klevis Kapllani.
Bëhet me dije se policia ka shpallur në kërkim një person, që dyshohet se ka lidhje me vrasjen. Personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.
Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë konflikti për një makinë tip ‘audi’ dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.
Policia ka nisur kontrollet për të bërë të mundur arrestimin e personit në fjalë.