16:20 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KLGJ ‘harron’ mandatin e Ardian Dvoranit. Një muaj nga kërkesa e Metës, asnjë përgjigje për kreun e KED-së

12:22 | 05/06/2020
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përfol për kreun e Gjykatës Kushtetuese, jep dorëheqjen Adrian Dvorani

Prej më shumë se një muaj KLGJ ‘mban në sirtar’ çështjen e mandatit të kreut të KED Ardian Dvorani me pretendimin se pritet një mendim i ndërkombëtarëve OPDAT e EURALIUS. Burimet kanë konfirmuar se ende nuk ka mbërritur një përgjigje duke e lënë pezull çështjen e Dvoranit.

Në mbledhjet onlie të zhvilluara nga KLGJ në këtë periudhë kohe çështja ‘Dvorani’ nuk është përfshirë në rend dite dke mbetur jashtë diskutimeve.

Ardian Dvorani vijon te jete ende gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe kreu i KED-së edhe pas kërkesës së Presidentit Meta për largimin e Dvoranit pas përfundimit të mandatit të tij që nga vitit 2014.

Ishte presidenti Meta i cili pas një ‘lufte’ disa mujore me kreun e KED-së Ardian Dvorani për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dorëzoi në KLGJ kërkesën për dhënien fund të mandatit të Dvoranit.

Ky i fundit kërkoi dhe disa ditë kohë për të arsyetuar se pse KLGJ nuk duhet ta marrë çështjen në shqyrtim dhe shigjetoi direkt vetë presidentin duke i konsideruar lëvizjet e tij si ndërhyrje në pushtetin e gjyqësorit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i gjendur nën presion mes 2 ‘kokave të mëdha’, mori një vendim i cili u cilësua si shmangie nga përgjegjësia: adresim tek EURALIUS dhe OPDAT të çështjes, për të marrë një mendim ‘ekspertësh’.

Por ndonëse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga kërkesa e Presidentit të vendit, KLGJ (organ i ri i ngritur nga reforma në drejtësi) ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar nëse Ardian Dvorani duhet të vijojë të mbajë postin e kreut të KED-së apo duhet ta dorëzojë për shkak se është në tejkalim të afateve të mandatit.

Pas

I bënë átentat me kállashnikov në 2019, kush është korçari që u vu sot në pránga, lëvizte si boss nëpër qytet

Para

Të tjera biznese mbyllen, Jorida Tabaku publikon fotot: Ramavirusi që vret bizneset

Para
“Buxheti 2019”, reagon PD: Nuk projekton zhvillim dhe mirëqënie, 45 biznese mbyllen në ditë

Të tjera biznese mbyllen, Jorida Tabaku publikon fotot: Ramavirusi që vret bizneset

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.