Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni për dorëheqje.
Kujtojmë se kërkesa ka qenë dërguar nga vetë ky i fundit. Gjin Gjoni prej rreth një viti kishte marrë leje prindërore e cila ishte miratuar nga ish- Këshilli i Lartë i D-rejtësisë. Kolegji Zgjedhor tashmë mbetet me 6 gjyqtarë nga 7 që kishte.
Gjoni është një nga figurat e drejtësisë më të përfolura në vend për pasurinë e tij.
Kujtojmë se Tetorin e kaluar, duke iu referuar rastit të gjykatësit Gjin Gjoni, i cili mori leje para se t’i nënshtrohej Vetingut, për tu gjendur pranë bashkëshortes së tij shtatzanë, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Daniel Koski u shpreh: “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.” (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)