08:25 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Klientët e zakonshëm në garën e dyshimtë për projektin €33 milionë të shkollave, a do reagojë BE?

15:01 | 19/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqiptari e ka me zakon dhe me ligj”, Rama ndihmë për biznesin e vogël: Pagë lufte edhe për burrin, edhe për gruan. (Kategoritë që përfitojnë dyfishim pagese)

I gjithë projekti i ndërtimit dhe rindërtimit të shkollave prej rreth €33,4 milionë do të zbatohet nga kompani shqiptare edhe pse tenderi për punët ndërtimore ishte teorikisht ndërkombëtar.
Në fazën e parë të tenderit, gjatë së cilës shprehin interesin kompanitë e interesuara për punimet të ndara në shtatë lote të veçanta, nuk ka shprehur interes asnjë kompani e huaj.

Sikurse u paralajmërua më herët, për shkak të afatit të vendosur nga qeveria, vetëm 9 ditë nga 20 që parashikon ligji, pjesmarrja e kompanive të huaja ishte praktikisht e pamundur. Sipas të dhënave të Open Data Albania, për të 7 lotet kanë shprehur interes 21 kompani shqiptare, nga të cilat për të gjitha lotet kanë shprehur interes kompanitë Fusha shpk, Albstar shpk, Salillari shpk, Gjikuria shpk dhe Vëllezërit Hysa shpk.

Fillimisht, qeveria pohoi se prokurimi do të bëhej me para buxhetore, pasi nuk ishin angazhaur fondet e premtuara nga BE dhe donatorë të tjerë. Por javën e shkuar, Komisioni Europian angazhoi pjesën e parë prej €15 milionë për rindërtimin, nga ndihma totale prej €115 milionë e premtuar.

Është e paqartë nëse edhe fondet e KE-së do të jenë pjesë e prokurimit të mësipërm, kjo rrezikon që t’i bëjë paratë e taksapaguesve europianë pjesë të prokurimeve të dyshimta dhe jo transparente të qeverisë shqiptare, përmes procedurave që bien ndesh me ligjin shqiptar.

Për më tepër, është detyrim themelor i KE-së që të sigurohet se kompanitë e vendeve anëtare kanë qasje të plotë në të gjitha prokurimet me fondet e BE-së. Vetëm kaq mjafton që KE të kërkojë që të paktën për pjesën e fondeve të saj të kërkojë një procedure të re prokurimi që garanton standardet e BE-së.

Prokurimi për rindërtimin e shkollave dhe konvikteve filloi më 16 mars, me anë të “procedurës së kufizuar” e cila zhvillohet me dy faza—në fazën e parë bëhet një thirrje publike kompanitë që kanë interes, ndërsa në fazën e dytë nga lista e kompanive të interesuara qeveria përzgjedh disa të cilave u kërkon të paraqesin ofertë dhe mes tyre zgjedh fituesin.

Sikurse kemi argumentuar kjo procedurë e ngutur është në kundërshtim me ligjin dhe kufizon konkurencën dhe i jep mundësinë qeverisë të zgjedhë kontraktorët që dëshiron, praktikisht pa konkurencë. Fakti që në fazën e parë janë përfshirë të gjithë klientët më të mëdhenj të qeverisë, i jep qeverisë dorë të lirë të kontraktojë përsëri ata.

Fusha shpk dhe Albstar shpk janë kompanitë që kanë përfituar më shumë para prej kontratave për punë publike gjatë vitit 2019. Të dhënat e analizuara nga BIRN treguan se gjatë vitit të shkuar Fusha shpk arkëtoi €32,5 milionë (3,9 miliardë lekë) dhe Alb-Star €19 milionë (2,3 miliardë lekë) nga fonde publike. Salillari shpk gjithashtu është përfshirë në prokurime të dyshimta publike përfshi parkimin nëntokësor në Sheshi Italia.

Ndërsa Vëllezërit Hysa shpk është kompania që shërbeu si mbulesë për korrupsionin e tenderit të Unazës së Re të Tiranës, por që vazhdon të përfitojë kontrata me fondet publike./ Exit.al

Pas

A po shkel Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe? Ja çfarë tregojnë sondazhet në popull

Para

“Janë shumuar frikërat”, Rozana Radi tregon sëmundjen nga e cila vuan: Më shqetësojnë njerëzit…

Para
‘Nuk jam e lumtur’/ Nuk përmbahet më Rozana Radi, nis të qaj hallet publikisht

“Janë shumuar frikërat”, Rozana Radi tregon sëmundjen nga e cila vuan: Më shqetësojnë njerëzit…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.