Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë është shprehur se kërkesën për tërheqjen nga gara e ka marrë vesh nga televizionet.
“Kërkesën për tërheqjen e kam marrë vesh nga televizionet. Jam i gatshëm të kandidoj për Kavajën në çdo moment”,-tha Shehi.
“Unë do bëj më të mirën për t’i shërbyer qytetit tim”,-tha më herët Shehi.
Ja çfarë tha Rama sot për tërheqjen e dy kandidatëve:
“Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim këtë plan, këto nuk janë hamendje, janë fakte.
Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
PD natyrisht është një parti historike por nuk do ishte as e para as e fundit që do të dilte nga skena e historisë, e dhimbshme për ata që e duan akoma.
Ama një gjë shumë e rëndësishme të mbahet mend, kjo shumicë jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë në rrugën e vetëshkatërrimit, por ka bërë gjithcka për të kundërtën, ka bërë dhe do të bëjë gjithçka deri në minutën e fundit, por kur koha koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, ne do pranojmë çdo vendim të liderhsipt të PD për të ikur në drejtim të paditur.
Këmbëmngulja për dialog nuk është dobësi, mos harroni, politika është shah. E di që të gjithë i kanë sytë nga Kavaja. Një pjesë e shohin 7 majin ku shteti të tregojë forcë, ca i druhen se do të ketë përplasje, disa të tjera për destabilizim në Shqipëri.
(M.D/Shuplaka)