Kryeministri Edi Rama deklaroi para pak orësh se tërhiqet nga zgjedhjet e së djelës për bashkinë e Kavajës. Mirëpo pas tërheqjes së kandidatit socialist, fitues mund të shpallet kandidati tjetër i pavarur Astrit Haka.
Ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata në një lidhje telefonike në “Report Tv”, e komentoi këtë lajm duke deklaruar se me shumë mundësi, kandidati fitues në këtë rast do të jetë kandidati i vetëm në garë, i cili mësohet të jetë Astrit Haka. Gjithmonë në rast se nuk tërhiqet edhe ai.
Por kush është Astrit Haka?
KQZ bëri me dije më 20 prill se dy kandidatët që do të garojnë për kreun e Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 maj janë Astrit Muharrem Haka dhe Klodian Agron Shehi. Ky i fundit sot u tërhoq nga gara, kështu që praktikisht edhe për Hakën nuk do të ketë më një garë, pasi nuk do të ketë me kë të garojë.
Astrit Haka, i datëlindjes 1972, në formularin e dekriminalizimit të regjistruar në KQZ figuron që nuk ka dalë asnjëherë jashtë dhe të mos ketë pasur probleme me drejtësinë.
Sipas profilit të tij në Facebook, Haka punon financier në bashkinë e Kavajës. Ndërsa më parë rezulton se ka punuar në si financiar në Partinë Socialiste, megjithatë nuk dihet nëse bëhet fjalë për degën lokale të këtij qyteti, apo në selinë qendrore të socialistëve. (D.D/Shuplaka)