Prej disa ditësh tashmë është rikthyer në qendër të vëmendjes politike dhe jo vetëm fakti i zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.
AdriatIk Llalla është në ditët e fundit të mandatit të tij dhe për ironi të fatit në ditët më intensive për shkak të dosjeve të hetimit në lidhje me drogën, ku dyshohet të jenë të përfshirë ish-zyrtarë të lartë të Policisë përfshirë dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar dje disa emra të mundshëm që fliten se mund të jenë pasues të Llallës.
“Ferndinand Elezi, ish shef policie në Sarandë. Dritan Rreshka, magjistrat dhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Anila Leka. Henrik Ligori, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Arben Dollapi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror” – tha Klodjana Lala në emisionin “Studio e Hapur”.
(E.K/FAXWEB)