Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka detyruar futbollistët e tij jo anglishtfolës t’i nënshtrohen mësimeve të gjuhës angleze.
Dy emrat më të fundit që i janë bashkuar ekipit, Fabinjo dhe Nabi Keita, nuk kuptojnë mirë anglisht.
Kaq ka mjaftuar që Klop tja u bëjë të qartë se duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën, ashtu siç kishte thënë që në fillimin e karrierës së tij për Alberto Morenon, i cili vazhdonte të komunikonte vetëm në spanjisht.
Sipas Alan Redmond, i cili ka qenë mësuesi i anglishtes për shumë lojtarë të Liverpulit, kjo ka detyruar lojtarët ta marrin seriozisht kërcënimin e trajnerit,
“Nuk dua të përmend emra, por kishte 7-8 futbollistë që nuk dukeshin të interesuar të mësonin. Që në dritaren e parë apo të dytë të merkatos, këto futbollistë u larguan nga skuadra”, shpjegoi ai.
Discussion about this post